Trençevska: Rritja e pagës minimale nga marsi është mbështetur nga punëdhënësit
January 18, 2024
0 23 1 minutë lexim

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska deklaroi se rritja e pagës minimale nga marsi i këtij viti është përkrahur nga Organizata e Punëdhënësve, ndërsa për një pjesë të vogël të punëdhënësve që nuk do të mund t’i paguajnë pagat do të ndihmohen me Ligjin për subvencione për rritje të pagave, i cili ofron mundësinë e lirimit nga pagesa e kontributeve. Ajo njoftoi se në Kuvend është ligji për subvencione, përkatësisht lirim nga kontributet, i cili është pjesë e pakos financiare të Qeverisë dhe që i mundëson sektorit privat që punëtorëve të tyre t’i rrisë pagat nga tre deri në nëntë mijë denarë. E gjithë kjo, së bashku me rritjen e pagës minimale, pranohet nga Organizata e Punëdhënësve dhe Dhomat e Tregtisë, sepse u jep atyre mundësinë që punëtorët t’i mbajnë këtu në vend dhe të mos shkojnë për të punuar në vende të tjera, tha Trençevska.



