Afrim Gashi dhe Niko Peleshi takohen në Tiranë: Fokus, integrimi evropian dhe bashkëpunimi ndërparlamentar

Në kuadër të Samitit të katërt të Diasporës që po mbahet në Tiranë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi takim edhe me homologun e tij të Shqipërisë, Niko Peleshi.

“Ky takim, i pari që nga marrja e detyrës së tij si Kryeparlamentar, shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin e bashkëpunimit ndërparlamentar. Diskutuam për përparimin dhe sfidat e përbashkëta në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke ndarë bindjen se kuvendet tona kanë një rol të pazëvendësueshëm në afrimin e politikave, shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e një dialogu të qëndrueshëm institucional”, ka shkruar Gashi në Favebook.

Mes tjerash, Gashi njoftoi se e ka ftuar Peleshin për një vizitë në Shkup, me qëllim thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit përmes diplomacisë parlamentare dhe iniciativave të përbashkëta, në funksion të forcimit të kohezionit rajonal dhe avancimit të agjendës evropiane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button