Mickoski: Nëse Gruevski kthehet në Maqedoni, shkon burg!

Kryeministri Hristijan Mickoski uroi Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari, përcjell TV21. I pyetur nëse ka mundësi që të kthehet ish-kryeministri Nikolla Gruevski në Maqedoni, Mickoski tha se kjo çështje ju takon autoriteteve hungareze, por që nëse Gruevski shfaqet në Maqedoni, i njëjti do të dërgohet për vuajtje të dënimit me burg, pasi ndaj tij ka aktvendim gjyqësor në fuqi.
“Shikoni, unë nuk kam asnjë pritje, por nëse Nikolla Gruevski kthehet në Maqedoni, ai ka aktvendim gjyqësor në fuqi, dhe ai menjëherë pasi të paraqitet në Maqedoni, normalisht, organet e rendit do ta sigurojnë dhe do ta dërgojnë për vuajtje të dënimit me burg që është sipas aktvendimit në fuqi. Ne jemi qeveri për të vilën të gjitha ligjet vlejnë dhe qeveri që duhet t’i respektojë ligjet dhe institucionet në shtet. Normalisht, secili person ka të drejtë të shfrytëzojë institucionet, të drejtat e tyre, të parashtrojë ankesa, e kështu me radhë. Por ne si qeveri kemi aktvendim në fuqi, me të cilën, personi për të cilin po flisni tani, dërgohet për vuajtje të dënimit me burg. Ku do të kthehet dhe nëse do të kthehet, nuk kam pritje të tilla”, tha Mickoski.
I pyetur nëse do të kërkohet ekstradimi i Gruevskit, Mickoski tha:
“Politikat specifike, të lidhura edhe me çështjen ish-kryeministrit Nikolla Gruevski janë vendime të qeverisë hungareze, kështu që unë nuk kam çfarë të them, Ekstradimi është kërkuar në vitin 2018, është refuzuar në vitin 2019 nga autoritetet hungareze. Nga ajo që di, është që ka procedurë nëse personi ka të drejtë azili për shkak të arsyeve të caktuara, për më shumë detaje drejtohuni te Ministria e Drejtësisë. Nuk jam ministër i Drejtësisë, jam kryeministër”, deklaroi Gruevski.