10 shoferë arrestohen për vozitje të jashtëligjshme, 8 kanë drejtuar pa patentë shoferi

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, tetë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, përkatësisht nga dy në Shkup, Prilep dhe Gostivar, një në Tetovë dhe një i mitur në Çashkë. Një shofer në Negotinë ka drejtuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer në zonën e Negotinës ka shkaktuar aksident rrugor duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit dhe me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar ndalimi i drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe le të kontribuojmë të gjithë së bashku për qarkullim të sigurt.


