Mucunski uron Magyar: Vlerësojmë marrëdhëniet e forta bilaterale të ndërtuara ndër vite, presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i ka dërguar urime Peter Magyar, liderit të partisë Tisza, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare në Hungari.
Muçunski, në një postim në rrjetin “X”, shprehu pritjen që bashkëpunimi të vazhdojë “i bazuar në respekt të ndërsjellë, partneritet dhe vlera të përbashkëta evropiane”.
“Urime Peter Magyar për rezultatin zgjedhor. Qytetarët e Hungarisë janë shprehur dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se vullneti demokratik i popullit. Vlerësojmë marrëdhëniet e forta bilaterale të ndërtuara ndër vite dhe presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të bazuar në respekt të ndërsjellë, partneritet dhe vlera të përbashkëta evropiane”, ka shkruar Mucunski në “X”.
Në Hungari dje u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku humbi partia në pushtet Fidesz e kryeministrit Viktor Orbán, pas 16 vitesh në pushtet, ndërsa fitoi partia e sapokrijuar opozitare Tisza e Peter Magyar.
Me 97 për qind të votave të numëruara, Tisza ka fituar 138 vende në Parlamentin hungarez, ndërsa Fidesz ka vetëm 55 (gjashtë vende pritet t’i marrë partia e djathtë Mi Hazánk). Tisza do të ketë disa vende më shumë se shumica e nevojshme për shumicë prej dy të tretash, me të cilën mund të ndryshojë një numër të madh funksionarësh në gjyqësor dhe në organet rregullatore.

