Tërheqja e mundshme e Iranit, FIFA mendon krijimin e Play Off për një vend në Botëror

Teksa ende nuk është marrë një vendim për Iranin për shkak të situtës së luftës, FIFA po përgatitet për çdo skenar të mundshëm, duke llogaritur këtu edhe tërheqjen nga Botërori të kësaj skuadre.

Sipas asaj që shkruan mediumi britanik The Athletic, ekziston një ide për një ndeshje “play-off-i”, për të plotësuar vendin e lënë bosh.

Sipas parashikimeve, në Play Off do të jenë 4 përfaqësuese, dy nga Evropa dhe dy nga Azia. Mbetet për t’u parë mënyra si do veprohet dhe natyrisht mënyra e përzgjedhjes.

Nëse shihet renditja botërore, Italia është gati për të përfituar pasi është në vendin e 12-të dhe automatikisht do ishte ajo që do merrte pjesë në Botëror.

Ndër kombëtare të tjera mund të përmendim, Danimarkën e vendit të 20-të, ndërsa Polonia që eliminoi Shqipërinë, mban pozitën e 35-të.

Vendi i 78-të për Kosovën, me dardanët që kanë pothuajse zero shanse për të shkuar në Amerikë. Të reja të rëndësishme priten në vijim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button