Vdes kryetari i Këshillit Strategjik të Iranit pas plagëve të marra në sulmin amerikano-izraelit

Kreu i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet me Jashtë të Iranit, Kamal Kharrazi vdiq pas plagëve që mori nga një sulm amerikano-izraelit që shënjestroi shtëpinë e tij më 1 prill, raportoi media shtetërore e Iranit.
Kharrazi kishte shërbyer gjithashtu si ministër i Jashtëm i Iranit viti 1997 deri në vitin 2005.
Gruaja e tij u vra në sulmin ndaj shtëpisë së tyre, raportoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars.
Armiqësitë në rajon u përshkallëzuan pasi ShBA-ja dhe Izraeli më 28 shkurt nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit, të cilat lanë mijëra të vdekur dhe të plagosur.
Të martën, Uashingtoni dhe Teherani njoftuan armëpushim dyjavor që synon të hapë rrugën për një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës.

