Presidenti koreano-jugor shpërndan videon ku ushtarët izraelitë hedhin nga kulmi një trup

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka shpërndarë në rrjetin X një video që duket se është e vitit 2024 dhe që tregon ushtarë izraelitë duke e hedhur një trup nga kulmi i një ndërtese në Bregun Perëndimor. Ai ka shkruar se “e drejta humanitare duhet të respektohet në çdo rrethanë”.
Lee nuk ka bërë ndonjë koment të drejtpërdrejt për konfliktin në Lindjen e Mesme apo për operacionet aktuale luftarake të Izraelit, por ka shkruar se “mësimet e lëna në plagët e dhimbshme të së kaluarës nuk duhet të përsëriten si tragjedi të rikthyera”.
Ai ka thënë se videoja, e ripostuar nga një tjetër llogari, ishte nga një incident “tronditës” në shtator 2024 që po hetohet nga autoritetet izraelite.
Qeveria jugkoreane ka thënë të premten se po dërgon diplomatin Chung Byung-ha si të dërguar special në Iran për të diskutuar mbi sigurinë e qytetarëve dhe bllokimin e Ngushticës së Hormuzit.
🚨🇮🇱 LIVE FOOTAGE: IDF soldiers tortured a Palestinian kid and threw him off a roof.
They call themselves “the most moral army.” pic.twitter.com/jXhQNOgDMN
— Jvnior (@Jvnior) April 9, 2026

