Presidenti turk dhe kryeministri pakistanez diskutojnë procesin e armëpushimit me Iranin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif, për të diskutuar procesin e armëpushimit në Iran dhe zhvillimet e fundit, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimit e Turqisë tha se Erdogan gjatë telefonatës falënderoi kryeministrin pakistanez për rolin e Pakistanit në përpjekjet për armëpushimin në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Erdogan tha se “procesi dy-javor i paqes duhet të përdoret në mënyrë efektive” dhe theksoi se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në “paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”.

Sharif gjithashtu shprehu vlerësim për kontributet e Ankarasë në procesin e armëpushimit.

Dy liderët shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në lidhje me armëpushimin dhe përpjekjet e vazhdueshme diplomatike.

Tensionet rajonale u rritën pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë kundër Iranit më 28 shkurt.

Irani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa që synonin Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehonin asete ushtarake amerikane. Gjithashtu kufizoi kalimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore kritike për furnizimet globale me energji.

Me ndërmjetësimin e Pakistanit, SHBA-ja dhe Irani ranë dakord për armëpushimin dhe bisedimet për një përfundim të përhershëm të konfliktit janë planifikuar në Islamabad të premten.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button