Sali: Komisioni që ka zgjidhur çështjen e edukatoreve, Ligjin për përfaqësim të drejtë, do ta zgjidh edhe kërkesën e studentëve! 

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë në emisionin RISHTAZI në kohacast!

Sali ka komentuar protestën e sotme duke theksuar se studentët janë plotësisht në të drejtën e tyre për të protestuar.

Ai ka nënvizuar se Komisioni i cili e ka zgjidhur çështjen e provimit të edukatoreve do ta zgjidh edhe këtë problem.

“ Për shkak se kemi të bëjmë me çështje juridike, unë nuk mund të them se jam më i thirrur për ti zgjidhur çështjet juridike. Mënyra më e mirë për ta zgjidh një problem të këtillë është të formohet një Komision prej ekspertësh të cilët e kanë dëshmuar veten edhe në të kaluarën se janë marrë me ligje edhe ndryshime të ligjeve të cilat i kanë tanguar shqiptarët. Në këtë rast, nuk vlen thënia e Çerçillit. Për arsye se ky ekip e ka përfunduar ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore. Dhe e kemi një të kaluar pozitive. Dmth i njëjti ekip e ka zgjidh edhe çështjen e edukatorëve, provimin për edukatore në çerdhe. Dhe ky është rasti i tretë, materiali i tretë i cili e trajton po i njëjti Komision”, deklaroi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button