Sulmi ajror amerikano-izraelit godet Gjysmëhënën e Kuqe Iraniane në Bushehr

Një sulm ajror amerikano-izraelit goditi sot një depo ndihmash të Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane në provincën jugperëndimore Bushehr të Iranit, transmeton Anadolu.
Sulmi shkatërroi dy kontejnerë dhe dy automjete emergjence dhe një autobus, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars e Iranit në Telegram.
Zhvillimi erdhi mes raportimeve për shpërthime të reja në jug të Iranit, përfshirë qytetet Abadan dhe Asaluyeh.



