Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme: Nuk ka arsye për t’u alarmuar, jemi në kontakt me partnerët

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar, pavarësisht paralajmërimit të Ambasadës Amerikane.
“Dua të siguroj deputetin Shehu dhe këdo brenda dhe jashtë salle, ne i ndjekim me kujdes të gjitha paralajmërimet e aleatëve tanë. Jemi në kontakt me ata në Uashington, me partnerët në NATO.

Vlerësimi që kemi sot është që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar. Ka pasur një komunikim nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit. Duhet t’i bazohemi asaj. Ministritë e tjera do informojnë në kanalet e duhura, duke qenë në kontakt me qeverinë dhe Kryeministrin”, tha ministri Hoxha.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button