Gir: Kemi pasur një takim produktiv me Damevën, anëtarët e Këshillit Gjyqësor për zbatimin e rekomandimeve të BE-së

Ambasadori evropian David Geer tha se ka pasur një takim produktiv me kryetaren e Këshillit Gjyqësor  Vesna Dameva dhe shpreson që të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të kthejnë një faqe të re dhe të përpiqen të zbatojnë rekomandimet e Misionit për Vlerësim të Bashkimit Evropian.

“Pas aktvendimit të Gjykatës Administrative, me të cilën u anulua vendimi për shkarkimin e Damevës, kam shfaqur interesim që të takohem me kryetaren e Këshillit Gjyqësor. Siç e dini, unë nuk jam takuar me paraardhësin e saj sepse kemi shprehur shqetësimin tonë në atë kohë për mënyrën e shkarkimit të Damevës, por edhe për zgjedhjen e kryetarit të atëhershëm të Këshillit Gjyqësor. Shqetësimi ynë është adresuar nga Gjykata Administrative me vendimin e tyre për ta kthyer Damevën sërish”, deklaroi Gir.

Misioni i BE-së ka lëshuar vazhdimisht kritika për punën e Këshillit Gjyqësor dhe shkarkimin e paligjshëm të kryetares Dameva, ndërsa ka kërkuar edhe reforma të tjera të rrënjësishme në gjyqësor në bazë të rekomandimeve të dala në raportet e rregullta për reformat e shtetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button