Reagimi i ashpër i Yamal pasi dëgjoi thirrjet anti-myslimane nga tifozët e Spanjës

Lamine Yamal pati një reagim të ashpër ndaj tifozëve të Spanjës që kënduan një këngë anti-myslimane pas barazimit 0-0 të La Roja me Egjiptit të enjten, sipas raporteve.

Yamal ishte titullar për Spanjën në këtë barazim në stadiumin RCDE në Barcelona dhe u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë.

Gjatë 10 minutave të para të ndeshjes, tifozët vendas u dëgjuan duke kënduar: “kërce, kërce, kërce, kush nuk kërcen është mysliman”.

Sipas Cadena SER, Yamal ishte i vetmi lojtar spanjoll që nuk duartrokiti tifozët pas ndeshjes dhe thuhet se u largua nga stadiumi me kokë ulur, i shoqëruar nga sigurimi.

Portieri Joan Garcia shtoi se skuadra e Spanjës është “plotësisht kundër çdo lloj diskriminimi”.

Si një nga favoritët për Kupën e Botës, Spanja do të nisë fushatën e saj më 15 qershor në Atlanta, me një përballje kundër Kepit të Gjelbër.

Të përfshirë në Grupin H, ata do të luajnë gjithashtu kundër Arabisë Saudite dhe Uruguajit.

Egjipti është një vend ku feja kryesore është Islami. Yamal, sensacioni i Barcelonës dhe Spanjës me prejardhje marokene, është gjithashtu një mysliman praktikues./Telegrafi/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button