Arrestohen dy persona pas arratisjes nga burgu, ishin dënuar për “vjedhje të rëndë”

Dy persona të kërkuar nga autoritetet janë arrestuar në orët e para të mëngjesit në një aksion policor në Strumicë, pasi ishin në arrati nga burgu.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për persona të dënuar me disa vite burgim, të cilët tashmë janë rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
“Sot (01.04.2026), rreth orës 03:30, zyrtarë policorë nga Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar dhe SPB Strumicë kanë privuar nga liria personat S.M. (31), i dënuar me pesë vjet burg, dhe M.M. (38), i dënuar me katër vjet burg, të dy nga Strumica. Personat në fjalë ishin në arrati nga IPK Burgu i Strumicës, ndërsa paraprakisht ishin dënuar për vepër penale të kryer sipas nenit 236 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal. Personat janë dërguar në IPK Burgu i Strumicës për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit”, thuhet në komunikatën e MPB-së.



