Osmani: Përpjekjet e Kurtit për të hyrë në skenën politike nuk do të kenë kurrfarë ndikimi

Përpjekjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të hyrë në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, nuk janë asgjë e re. Përpjekje të tilla ka pasur edhe më herët, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në skenën politike në vend, e cila është e konsoliduar, konsideron ministri i Punëve  të Jashtme, Bujar Osmani.

“Para së gjithash nuk është diçka e re, sepse përpjekje të tilla për mbështetje dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë ka pasur edhe më herët nga kandidati për president, i cili më pas ishte ministër në Qeverinë e Kosovës, përmes pjesëmarrjes së eksponentëve të lartë në tubime parazgjedhore dhe mitingje. Dhe kjo tregoi se skena politike e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e konsoliduar dhe nuk pres, siç nuk ndikoi më herët,   të ndikojë edhe tani.  Aspekti i dytë është fragmentimi i skenës politike. Këtu nuk flas si ministër i Punëve të Jashtme, por si përfaqësues i shqiptarëve. Fragmentimi i skenës politike shqiptare në disa parti më të vogla e dobëson fuqinë për t’u paraqitur si duhet në shtet, sepse ka një tendencë, të nxitur nga faktorë të jashtëm, por edhe pak nga ata të brendshëm, që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të organizohen në Secili qytet të ketë një parti politike dhe çdo qytet të ketë liderin e vet politik dhe të merren me çështjet lokale dhe mes vete, që të mos ketë një platformë politike që përfaqëson shqiptarët dhe përcjell vullnetin e tyre politik në institucione”, thotë Osmani.

Aspekti i tretë, thotë është ndikimi i politikës rajonale, ndërsa marrëdhëniet ndëretnike në vend janë aq të përcaktuara saqë çdo legjitimim i pjesëmarrjes së shteteve të tjera me partitë e tyre politike, duke i përfshirë edhe Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën, mund t’i prishë dinamikat këtu janë kaq saktë të kalibruar, duke i reflektuar marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërpolitike. “Më e rëndësishmja është se tashmë është provuar dhe nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në skenën e konsoliduar politike”, nënvizoi Osmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button