A do të ketë shkurtime të vendeve të punës?/Kurtishi: Përkundrazi, ne kemi nevojë për kuadro të reja në Postë!

Drejtori Gjeneral i Postave të Maqedonisë, Orhan Kurtishi ka marrë pjesë në intervistën e radhës në Ritmi i Ditës.
Kurtishi është përgjigjur në dilemat nëse do të ketë shkurtime të vendeve të punës. Ai ka theksuar se ata kanë nevojë për kuadro të reja në Postë.
“ Jo, unë mendoj që ka pak të punësuar në Postat e Maqedonisë. Duke e marrë parasysh shtrirjen e Postës që është në nivel republikan. Duke e marrë parasysh edhe moshën mesatare në të cilën gjendemi momentalisht të punësuarit në Postë, për shkak se mosha mesatare është 56.7 vjet. Që i bie gati para pensionit. Dhe frika më e madhe e imja si menaxhues i atij institucioni është se kush do ti përgatis kuadrot e reja. Nëse ne nuk ndërmarrim masa në këto dy tre vitet e ardhshëm që të kemi numër pak më masiv të punësimeve në Postë do të vijmë në një situatë që do ta kemi shumë të vështirë “, deklaroi Kurtishi.


