Ministri Hoxha nënshkruan marrëveshtjen për rritje pagash në ministrinë e tij

Është nënshkruar sot një marrëveshje midis Ministrisë së Mjedisit dhe sindikatave të vendit, e cila përfshinë rritje graduale të pagave për të punësuarit në këtë ministri, por edhe për përfitime të tjera për të njëjtit.
Nënshkrimi i marrëveshjes së parë kolektive në këtë ministri është bërë nga Ministri Muhamet Hoxha, Kryetari i Sindikatës së punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, Tërpe Deanovski, e Kryetarja e Organizatës Sindikale Martina Spasovska Toceva.
Hoxha me këtë rast sqaroi se me këtë marrëveshtje parashihet rritje graduale e pagave për të punësuarit në ministri me 7%, duke filluar nga marsi i vitit 2026, si dhe rritje shtesë në vitet 2027 dhe 2028.
Parashihet gjithashtu përmirësimi i kushteve për të gjithë të punësuarit, përmes:
Hoxha po asht sqaroi se me marrëveshje parashihet harmonizimi i pagave për kategoritë e tjera; kompensimii për punë nate dhe me ndërrime; rregullim i pagesës së shpenzimeve të transportit; puna gjatë festave dhe punës jashtë orarit; i shpërblimeve jubilare; mekanizmave të përforcuar për mbrojtje nga ngacmimi si dhe përmirësim të sigurisë në punë.
Ministri tha se marrëveshtja e nënshkruar është “dëshmi e vlerësimit të punës së punëtorëve dhe avancimit të të drejtave të tyre.”

