Kryeparlamentari Gashi merr pjesë në hapjen e Shkollës së Katërt Ballkanike të Pediatrisë

Kryeparlamentari Afrim Gashi mori pjesë në hapjen e Shkollës së Katërt Ballkanike të Pediatrisë, një ngjarje kyçe për avancimin e kujdesit shëndetësor ndaj fëmijëve.

“Pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen e Shkollës së Katërt Ballkanike të Pediatrisë, një ngjarje e rëndësishme për avancimin e kujdesit shëndetësor ndaj fëmijëve”, tha Gashi, duke theksuar rëndësinë e këtij aktiviteti për komunitetin pediatrik.

Ai shtoi se roli i pediatërve është i pazëvendësueshëm dhe bashkëpunimi në shkëmbimin e njohurive është çelësi për ngritjen e standardeve: “Shëndeti i fëmijëve është treguesi më i qartë i kujdesit që një shoqëri ka për vetveten, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim politikat që forcojnë këtë sektor.”

Gashi shprehu mirënjohje për organizatorët dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre në shëndetin e fëmijëve, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit të përbashkët për të ardhmen e shëndetësisë pediatrike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button