Takimi Sali – Kapetanoviç: Në fokus, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, priti sot në kabinetin e tij Sekretarin e Përgjithshëm të Regional Cooperation Council, Amer Kapetanoviç.

Gjatë takimit, Saliu theksoi rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian dhe rikujtoi gjithashtu rolin e nismave rajonal.

“Diskutuam për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, me fokus të veçantë në rritjen ekonomike, ndërlidhjen dhe mobilitetin në Ballkanin Perëndimor. Rikonfirmuam se nismat si Common Regional Market, në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së, si dhe GreenAgenda për Ballkanin Perëndimor, mbeten rruga më e besueshme drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e zv/kryeministrit të parë.

Sali ka theksuar se mbetet i përkushtuar për forcimin e partneriteteve rajonale dhe për realizimin e rezultateve konkrete në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button