Ngrihet aktakuzë për vjedhje të rëndë të kabllove nga rrethi i “Zhelezarës” në Shkup

Pas zhvillimit të procedurës hetimore, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër tre bashkëkryerësve për veprën penale, vjedhje e rëndë sipas nenit 236 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Në ditët e para të muajit mars të këtij viti, nga rrethi i fabrikës “Zhelezara”, të akuzuarit kanë vjedhur lloje të ndryshme kabllosh me vlerë totale prej 196.500 denarësh, pronë e një personi juridik nga Kavadari. Gjatë vjedhjes, ata kanë dëmtuar edhe një kabllo që ishte pjesë e instalimit publik elektrik, me vlerë 800.000 denarë.

Pasi i kanë ngarkuar kabllot në një automjet dhe janë përpjekur t’i nxjerrin nga rrethi i fabrikës, të akuzuarit janë zbuluar dhe janë privuar nga liria.

Me aktakuzën e paraqitur, prokurori publik i ka dorëzuar Gjykatës edhe një propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për njërin nga të akuzuarit, ndërsa për dy të tjerët janë në fuqi masa të kujdesit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button