Blerim Sejdiu: BDI-ja nuk arriti ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në Kushtetutë

Kreu i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka reaguar ndaj deklaratave të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht dhe të shkëputura nga realiteti.

Sejdiu thekson se, sipas tij, përkundër më shumë se dy dekadave në pushtet, BDI-ja nuk ka arritur ta vendosë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Kushtetutë. Ai vlerëson se statusi aktual i saj mbetet i kufizuar në formulimin “gjuha që e flasin të paktën 20% e popullsisë”, të cilin e konsideron si kompromis të dëmshëm.

Më tej, ai hedh poshtë pretendimet se institucionet aktuale qeveritare e kontestojnë gjuhën shqipe, duke theksuar se, përkundrazi, po ndërmerren masa konkrete për avancimin e përdorimit të saj në të gjitha nivelet.

Në reagimin e tij, Sejdiu e cilëson si të papranueshme që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese të veprojë, sipas tij, si zëdhënës i agjendave partiake, duke shtuar se nga një profesor universitar pritet integritet dhe përgjegjësi, e jo propagandë politike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button