“Ne nuk marrim pushtet me dhunë”/ Berisha: Ne jemi të vendosur për kryengritje paqësore sepse ajo na çon në fitore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita është e vendosur për kryengritje paqësore sepse ajo i çon në një fitore. Duke folur në ‘Foltoren’ para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se opozita nuk e merr pushtetin me dhunë.

Lideri i opozitës tha se rruga e vetme, për të rrëzuar qeverinë është qëndresa kundër regjimit dhe protestat. Sipas tij, një regjim i cili vjedh dhe krijon ligje për të mbrojtur vjedhjet e tij, nuk ka legjitimitet, ikën me çdo kusht dhe çdo mjet.

Sali Berisha: Do t’u tregoj një zhvillim të fundit. Niko Peleshi do shkonte në Gjermani për të takuar natyrisht kryetarin e Bundestagut dhe në këtë udhëtim, normalisht që do të kishte deputetë nga PD, nga partitë e tjera, siç është përbërja e parlamentit. Mjaftoi fakti që unë në grupin parlamentar t’u kërkoja deputetëve që do t’ia rreshtonin në prani të homologut të tij të Bundestagut të gjithë mënyrën se si e drejton parlamentin, ai iku pa asnjë deputet të PD.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button