VLEN uron Fitër Bajramin

Në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, Koalicioni VLEN u dërgon urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë.
Pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi, kjo festë vjen si një kujtesë e fuqishme për vlerat që na bashkojnë: solidaritetin, mëshirën, faljen dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Bajrami nuk është vetëm gëzim familjar, por edhe moment për të ndarë, për të ndihmuar dhe për të forcuar lidhjet mes njerëzve. Në këtë frymë, urojmë që çdo shtëpi të mbushet me paqe, shëndet dhe begati, ndërsa zemrat me mirëkuptim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
VLEN mbetet e përkushtuar për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më solidare dhe më të barabartë për çdo qytetar. Gëzuar Fitër Bajramin!



