Kompletohen çiftet çerekfinale të Champions League

Janë mësuar tashmë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku kjo fazë premton tri përballje spektakolare në garën më prestigjioze në botë.

Pasi Arsenali, PSG, Real Madridi dhe Sporting Lisbona siguruan kualifikimin të martën, të mërkurën u kompletua lista e ekipeve që do të garojnë për një vend në gjysmëfinale.

Barcelona, Bayern, Liverpooli dhe Tottenhami iu bashkuan listës.

Kështu, nga njëra anë e shortit, PSG do të luajë kundër Liverpoolit, ndërsa Real Madridit kundër Bayern Munich në çerekfinale, dhe fituesit e secilës ndeshje dyshe do të takohen në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, na presin përplasjet midis Barcelonës dhe Atlético Madridit dhe Arsenalit dhe Sportingut.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të zhvillohen më 7 dhe 8 prill, ndërsa ato të kthimit janë paraparë për 13 dhe 14 prill, ku do të vendosen katër skuadrat gjysmëfinaliste.
PSG – Liverpool

Real Madrid – Bayern

Barcelonë – Atletico Madrid

Arsenal – Sporting

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button