Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë “shumë shpejt”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se lufta me Iranin do të përfundojë në “një të ardhme shumë të afërt”, por këmbënguli se “nuk jemi ende gati të largohemi”, transmeton Anadolu.
“Shikoni, nëse do të largoheshim tani, atyre do t’u duheshin 10 vite për t’u rindërtuar”, tha Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me liderin irlandez, Micheal Martin,.
“Do të largohemi shumë shpejt”, shtoi ai.
Duke pretenduar se SHBA-ja e ka “shkatërruar” Iranin “nga çdo aspekt”, ai tha: “Gjithçka është zhdukur. Liderët e tyre janë zhdukur”.
Duke komentuar vrasjen nga Izraeli të kreut të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, në një sulm ajror pranë Teheranit, Trump konfirmoi se ai është “vrarë dje”. Ai tha se Larijani ishte “përgjegjës për vrasjen e 32.000 njerëzve” gjatë protestave në Iran.
“Irani për mua është thjesht një operacion ushtarak. Ne mund të shkatërrojmë kapacitetin e tyre energjetik brenda një ore”, shtoi ai.



