Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, uron besimtarët myslimanë për Natën e Kadri

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit, një nga netët më të rëndësishme të muajit të bekuar të Ramazanit.

Në mesazhin e tij, Gashi theksoi se kjo është një natë e madhe, e cila sipas besimit islam vlen më shumë se një mijë muaj, dhe një mundësi e veçantë për lutje, reflektim dhe afrim me Zotin.

Ai bëri thirrje që në këtë natë të shenjtë besimtarët t’i drejtohen Zotit me zemër të pastër dhe me lutje të sinqerta, duke u lutur për shëndet, paqe, dashuri dhe bashkim në familje, si dhe për mirësi e begati për të gjithë njerëzit.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, uroi që Zoti t’i pranojë lutjet e besimtarëve dhe t’i mbulojë me mëshirën e Tij në këtë natë të madhe.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button