Ankesa për blerjet online: Në RMV gati 30% me probleme, në BE mbi 35%

Mbi një e treta ose 35,4% e klientëve në Bashkimin Evropian (BE) kanë raportuar probleme gjatë blerjeve online përmes faqeve të internetit ose aplikacioneve, ndërsa në Maqedoninë e Veriut probleme me e-shopping kanë pasur 29,41% e blerësve, transmeton Portalb.mk.

Sipas hulumtimit të Eurostatit për vitin 2025 mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e klientëve që kanë hasur probleme është regjistruar në Maltë (64%), në Holandë (57,9%) dhe në Luksemburg (51,4%).

Në anën tjetër, përqindjet më të ulëta janë raportuar në Portugali (4,5%), Greqi (10,6%) dhe Letoni (13,3%).

Dorëzimi i vonuar është problemi më i shpeshtë për blerësit online.

Rreth një e pesta e të anketuarve (19,9%) janë ankuar për dorëzim më të ngadalshëm se sa pritej.

Problemi i dytë më i shpeshtë ishte se faqja nga e cila kanë blerë ka qenë e vështirë për t’u përdorur ose nuk ka funksionuar si duhet (11,5%), ndërsa i treti ishte dorëzimi i produkteve ose shërbimeve të gabuara apo të dëmtuara (10,4%).

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button