Zelensky për heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj naftës ruse: Një goditje për Ukrainë dhe reputacionin e botës

Këtë mëngjes SHBA-të hoqën sanksionet ndaj naftës ruse, si pasojë e Tensioneve në Lindjen e Mesme, e ardhur nga lufta në Iran.
Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky paralajmëroi se ky veprim do të ishte një “goditje serioze” për vendin e tij dhe një “goditje reputacioni” për botën.
“Si mund të hiqen sanksionet ndaj Rusisë teksa ajo është një agresore? Do të vendoste një precedent që të tjerët mund ta ndiqnin, dhe jo në një mënyrë pozitive”, është shprehur ai.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka njoftuar se do të heq sanksionet ndaj naftës ruse pas rritjes së çmimit ndërsa Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës transportohet një e pesta e naftës botërore, dhe sulmon anijet.
Ky veprim do të lejojë shitjen e naftës bruto dhe produkteve të naftës ruse të ngarkuara tashmë në anije deri më 11 prill.



