Gjenerali amerikan: Sistemet e mbrojtjes ajrore janë zhvendosur nga Evropa në Lindjen e Mesme

Komandanti kryesor ushtarak amerikan në Evropë, Gjenerali Alex Grynkewich gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit tha se disa sisteme mbrojtëse ajrore amerikane nga Evropa janë zhvendosur në Lindjen e Mesme për shkak të luftës së vazhdueshme kundër Iranit.
Sipas tij janë përdorur disa nga aftësitë e mbrojtjes ajrore të EUCOM për të mbrojtur disa nga aleatët e NATO-s në Mesdheun lindor.
Senatori Angus King pyeti nëse aftësitë e mbrojtjes ajrore janë zhvendosur drejt Lindjes së Mesme si rezultat i këtij konflikti. Gjenerali theksoi se po.
“Po zotëri, absolutisht”, u përgjigj Grynkewich.



