Lideri i ri i Iranit zotohet se do ta mbajë të bllokuar Ngushticën e Hormuzit

Ka nisur të lexohet në televizionin shtetëror iranian mesazhi i parë i liderit të ri suprem të Republikës Islamike të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, raporton CNN.

Mojtava Khamenei nuk është paraqitur në publik gjatë ditëve pas vendimit për emërimin e tij në postin më të lartë politik të vendit.

Një burim i informuar me situatën i ka thënë televizionit CNN se lideri i ri suprem ka pësuar një frakturë në këmbë dhe lëndime të tjera të vogla në ditën e ditën e parë të fushatës bombarduese izraelite dhe amerikane.

Ambasadori i Iranit në Qipro, Alireza Salarian, ka deklaruar për gazetën “Guardian” të mërkurën se Khamenei është lënduar në të njëjtin sulm ajror që ia kishte vrarë babanë, liderin e ndjerë suprem, ajatollah Ali Khamenei, bashkë me anëtarët e tjera të familjes.

Ndërkohë BBC ka raportuar të enjten (12.03.2026) se në deklaratën e lexuar në televizionin publik iranian nga një prezantues, lideri i ri është zotuar se do të vazhdojë të mbajë të bllokuar Ngushticën e Hormuzit. Ai është zotuar se Irani do të “hakmerret për gjakun e iranianëve”, të vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite dhe amerikane.

Ndërkohë të enjten është raportuar për të tjera tragete të mëdha transporti nafte të sulmuara qartazi prej Iranit. Dy tankerë janë qëlluar afër Irakut, derisa një tjetër ka ngecur afër territorit detar të Emirateve të Bashkuara Arabe. Mediat iraniane kanë thënë se forcat iraniane qëndronin prapa njërit prej sulmeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button