Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali: Jemi duke punuar intensivisht në Agjendën Reformuese

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Top Tema në TV Telma.
Sali, duke komentuar raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, ka bërë me dije se raporti i ardhshëm do të jetë më i mirë. Pasi që shihet përkushtimi i Qeverisë në procesin eurointegrues.
Ai ka bërë me dije se janë duke punuar intenstivisht në Agjendën Reformuese.
“ Ne jemi duke punuar në zbatimin e reformave. Të njëjtën e them edhe unë. Ndoshta shprehemi ndryshe. Më shumë jemi të përkushtuar në reformat. Jemi duke punuar intensivisht në Agjendën Reformuese. Ajo përfshinë ndryshime ligjesh të cilat janë përcaktuar tashmë në Agjendën Reformuese. Unë pres që raporti i qershorit të jetë më i mirë nga ai që ishte vitin e kaluar”, theksoi Sali.

