Meloni: Italia nuk do të përfshihet në konfliktin në Lindjen e Mesme

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, deklaroi se vendi nuk është pjesë e luftës dhe nuk ka ndërmend të përfshihet në konfliktin në Lindjen e Mesme.
Meloni shtoi se qeveria italiane është e angazhuar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe mbështet çdo iniciativë për paqe, duke zhvilluar bisedime me liderë të tjerë europianë për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.



