Zv/kryeministri i parë Bekim Sali uron 8 Marsin: Gratë janë forcë dhe frymëzim për shoqërinë

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka uruar 8 Marsin- Ditën Ndërkombëtare të gruas.
“Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shpreh respektin dhe mirënjohjen time për të gjitha gratë për kontributin, përkushtimin dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje, në shoqëri dhe në jetën institucionale.
Gratë janë forcë, frymëzim dhe shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë. Përkushtimi ynë duhet të jetë i vazhdueshëm për të mbështetur dhe fuqizuar rolin e gruas në çdo fushë të jetës.
Gëzuar 8 Marsin!”, ka shkruar Sali.



