Sali: Ndryshuam qasjen ndaj Agjendës Reformuese me qëllim që të kemi qasje më të lehtë në Fondet Evropiane! 

Sali: Ndryshuam qasjen ndaj Agjendës Reformuese me qëllim Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Top Tema në TV Telma.

 

Sali ka nënvizuar se si Qeveri kanë ndryshuar qasjen ndaj Agjendës Reformuese. Kjo gjë është bërë me qëllimin që të kemi qasje më të lehtë në Fondet Evropiane.

 

“ Ai përkushtim që po e përmendi prej në fillim në Agjendën Reformuese është në drejtim të shfrytëzimit të mundësive financiare që na japin si mundësi për ti shfrytëzuar, nëse kemi shpërndarje të gjitha atyre hapave që janë pjesë e reformave të asaj Agjende Reformuese. Nuk janë pak, janë diku 135 hapa që duhet ti realizojmë. Ato janë masa të kontraktuara. Dhe me plotësimin e këtyre hapave kalojmë në fazën e shfrytëzimit të këtyre fondeve për investime si kredi ose grante. Me plotësimin e secilit hap kemi shumë të caktuar që si Qeveri i tërheqim nga Komisioni Evropian si grant e cila shërben në implementimin e ndonjë reforme ose në përmirësimin e kushteve për punë për institucione të caktuara. Kështu që kjo është qasja, e ndryshuam qasjen për Agjendën Reformuese që të kemi qasje më të lehtë edhe te Fondet”, theksoi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button