Afrim Gashi: Epopeja e UÇK-së, ndër momentet më domethënëse të historisë së shqiptarëve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka thënë se Epopeja e UÇK-së shënon një ndër momentet më domethënëse të historinë kombëtare të shqiptarëve, duke dëshmuar vendosmërinë dhe sakrificën për liri.
“Epopeja e UÇK-së shënon një ndër momentet më domethënëse të historinë kombëtare të shqiptarëve, duke dëshmuar vendosmërinë dhe sakrificën për liri.
Ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit kujtojnë qëndresën që u bë simbol i pathyeshmërisë për çlirim. Në këto ditë përkujtimi, përulemi me respekt para heroizmit të familjes Jashari dhe nderojmë të gjithë ata që me guximin dhe flijimin e tyre i dhanë forcë idealit dhe rrugës drejt lirisë së Kosovës. I përjetëshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tyre, e cila mbetet frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button