Dalin shifrat, sa raketa dhe dronë iranianë interceptuan Vendet e Gjirit

Vendet e Gjirit raportojnë interceptimin e 518 raketave balistike dhe 1,129 dronëve që nga fillimi i operacionit kundër Iranit
Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE), Bahreini dhe Katari, kanë njoftuar për një numër të madh interceptimesh të raketave dhe dronëve iranianë që synonin territoret e tyre.
Të dhënat zyrtare:
Kuvajti thotë se ka interceptuar 178 raketa dhe 384 dronë;
Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë se kanë interceptuar 169 nga 182 raketa dhe kanë rrëzuar 645 dronë (13 raketa ranë në det, ndërsa 44 dronë arritën objektivat e tyre);
Bahreini ka interceptuar 70 raketa dhe 76 dronë;
Katar njofton interceptimin e 101 nga 104 raketa, 24 nga 39 dronë dhe rrëzimin e avionëve iranianë Su-24.



