Sali: Qeveria teknike dikur ishte zgjidhje tash shkakton ngërç institucional!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin 1+1 në RTVM 2.
Sali i pyetur rreth Qeverisë teknike, ka theksuar se nëse dikur Qeveria teknike ishte zgjidhje, tash ajo më shkakton ngërç institucional.
“Qeveria teknike ishte një zgjidhje në rrethana të caktuara politike. Ju kujtohet viti 2016 ka pasur rrethana specifike politike në vendin tonë. Kishte një cikël zgjedhor i cili duheshte të përgatitet opinioni dhe institucionet për zgjedhjet e radhës. Dhe si zgjidhje ishte edhe Qeveria teknike. Që e pamë se kishte efektin e saj në atë periudhë. Mirëpo, tash kanë ndryshuar rrethanat. D.m.th. kemi vlerësime të larta nga institucionet të cilat e ndjekin, e monitorojnë procesin zgjedhor. Ato vlerësime thuan se procesi zgjedhor në vendin tonë është demokratik, është fer, është i qetë, pa incidente, pa kërcënime ndaj votuesve. Procesi rrjedh në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk e shohim shumë të nevojshme të ketë Qeveri teknike për arsye se Qeveria teknike veç më shkakton një ngërç institucional. Dhe këto institucione në të cilat ka ndryshim të ministrit, të zëvendës ministrit e kështu me radhë, duhet të jemi sa më të realtë se nuk janë edhe funksional në nivelin që duhet”, deklaroi Sali.



