Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin e Iranit falë Trumpit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë mbështetje sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Ameriksë ndaj Iranit, duke e cilësuar këtë moment si një mundësi për liri për popullin iranian.

“Ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe presidentit DonaldTrump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron palëkundur krah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, ka shkruar Osmani në “X”.

Ajo u shpreh se gjithashtu dënojnë sulmet e regjimit iranianë ndaj aleatëve në Lindjen e Mesme.

“Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet e regjimit iranian ndaj aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për të vënë një fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë lirisë dhe paqes një shans të vërtetë”, ka shkruar Osmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button