(VIDEO) E pazakontë në Sahara, automjetet ‘goditen’ nga një masiv karkalecash

Shoferët në Sahara janë përballur me një fenomen të pazakontë. Makinat e tyre janë goditur nga një masiv karkalecash, duke krijuar një ‘pritë’.
“Kaluam nëpër tufa karkalecash, ishte e pazakontë. Me kamerën arrita të kap disa pamje”, ka treguar Salah Abdelhadi.
Sipas mediave të huaja, ishujt Kanarie të Lanzarote, Tenerife dhe Fuerteventura janë prekur gjithashtu nga ky fenonem, apo siç e quajnë ndryshe ‘murtajë’.
Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, karkalecat, veçanërisht karkalecat e shkretëtirës, konsiderohen dëmtuesit më shkatërrues emigratorë në botë.
Es el impresionante enjambre de langostas que ha llegado a la isla de Lanzarote desde el Sáhara.
En este video, la marea de langostas sorprendía a los conejeros en Famara, camino a San Juan. pic.twitter.com/tq4sRRSXyQ
— RTVECanarias (@RTVECanarias) February 25, 2026



