Kryeparlamentari Gashi pret në takim zyrtar ministrin e Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gahi ka zhvilluar takim zyrtar në hapësirat e Kuvendit me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

“Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, ndërsa theksova mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që Kroacia i jep perspektivës europiane të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Gashit.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rëndësinë e politikës së zgjerimit të BE-së si investim strategjik për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe kontinentit, për zbatimin e reformave, si dhe për ndarjen e përvojës së çmuar nga procesi i anëtarësimit të tyre në Bashkimin Europian.

“Konfirmova përkushtimin tonë të plotë ndaj vlerave euroatlantike, ndërsa shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë”, thuhet në njoftimin e kryeparlamentarit Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button