Lavrov: Rusia nuk ka afat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, kemi objektiva që po i përmbushim

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov hodhi poshtë idenë se fundi i luftës së saj në Ukrainë po afrohet së shpejti. I pyetur nëse kishte një afat kohor për përfundimin e luftës, Lavrov u tha gazetarëve të enjten se Rusia nuk ka afate por objektiva të cilat sipas tij po i përmbushin.

“A na keni dëgjuar të themi diçka për afatet kohore? Ne nuk kemi afate, ne kemi objektiva. Dhe po i përmbushim ato”, theksoi ai.

Kjo deklaratë vjen ndërsa në Gjenevë po zhvillohen bisedimet e reja SHBA-Ukrainë për arritjen e paqes. Bisedimet e paqes, të ndërmjetësuara nga i dërguari i Trump, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, deri më tani nuk kanë arritur të sjellin një marrëveshje paqeje pasi palët kanë kërkesa të ndryshme të cilat i largon nga dakordësimi i një zgjidhjeje të kënaqshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button