Zëvendëskryeministri i parë Sali në ceremoninë përkujtimore në Kiev, riafirmon mbështetjen për Ukrainën

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali ka njoftuar se në Ukrainë, së bashku me kryeministren e Ukrainës, Yuliya Svyrydenko ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Kiev për mbrojtësit e rënë të Ukrainës
“Bashkë me Kryeministren e Ukrainës, Yuliya Svyrydenko, morëm pjesë në ceremoninë përkujtimore në Kiev për mbrojtësit e rënë të Ukrainës. Si Zëvendëskryeministër i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut , shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjet e jetëve dhe dënova agresionin rus që vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në rajon.
Tregova mbështetjen tonë të palëkundur ndaj Ukrainës dhe për të dëshmuar angazhimin tonë si anëtare e NATO, që së bashku të qëndrojmë në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe vlerave demokratike”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button