Aktivistja shqiptare e “Palestine Action”, Teuta Hoxha, lirohet nga paraburgimi në Britani

Aktivistja shqiptare Teuta Hoxha, së bashku me njëmbëdhjetë aktivistë të lidhur me grupin “Palestine Action” u liruan me kusht të premten.
Hoxha mbahej në paraburgim nga Mbretëria e Bashkuar që prej 19 nëntorit të vitit 2024, nën akuza se ka qenë e përfshirë në një aksion propalestinez që shkaktoi mbi një milion paund dëme në qendrën kërkimore të kompanisë izraelite të armëve, Elbit Systems.
Gjatë qëndrimit të saj pas hekurave si e burgosur politike, ajo zhvilloi dy greva urie në shenjë proteste ndaj shkeljeve të të drejtave themelore nga ana e burgut, të cilat i rrezikuan gjendjen shëndetësore.
Në korrik të 2025, Mbretëria e Bashkuar e klasifikoi “Palestine Action” si organizatë terroriste.



