Mickoski: S’do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare! Rikonstruimi i qeverisë, më së voni në qershor

Derisa qytetarët thonë se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, nuk do të ketë, theksoi mbrëmë kryeministri Hristijan Mickoski.
“Nga çfarë frikësohen nga zgjedhjet e parakohshme? Unë u thashë se sa herë të na përshtatet, prioriteti ynë është shteti dhe qytetarët. Në asnjë sondazh, qytetarët nuk japin përparësi që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nuk ka dhe nuk e di sa herë duhet ta them këtë. Derisa qytetarët thonë se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, nuk do të ketë. Sepse vitin e ardhshëm hyjmë në prag të zgjedhjeve të rregullta, sepse nëse ka të tilla, kjo do të thotë se qeveria teknike do të zgjidhej në fund të dhjetorit ose fillim të janarit 2027/2028. Kjo do të thotë se ne jemi më pak se dy vjet larg një qeverie teknike. Nuk do të ketë. Ne jemi parti e popullit. Vijnë nga populli. Gjithashtu, të gjitha mesazhet nga komuniteti ndërkombëtar janë se keni qeveri të qëndrueshme, realizoni reforma, le të punojmë. Dhe shihni që ne nuk rrimë duarkryq, por punojmë edhe të shtunave, fundjavave, ditëve të punës, festave, duhet të punohet”, tha Mickoski në Kanal 5.
Rreth propozimit për heqjen e qeverisë teknike pas zgjedhjeve të ardhshme, kryeministri theksoi se Këshilli i Evropës thotë se kjo qeveri është e gatshme dhe e aftë të veprojë me maturi, në mënyrë demokratike dhe të sigurojë të gjitha kushtet për funksionimin e demokracisë dhe institucioneve.
“Këtu, zgjedhjet lokale janë një provë e mjaftueshme. Pas zgjedhjeve lokale, nuk duhet të më besojnë mua. Le të besojnë Këshillit të Evropës, ata e hoqën monitorimin pas-mbikëqyrës për Maqedoninë. Nuk duhet të më besojnë mua, nuk duhet t’i besojë askush. Le të besojnë Këshillit të Evropës, që është një institucion evropian. Ai thotë se kjo qeveri është e gatshme dhe e aftë të veprojë me maturi, demokratikisht dhe të sigurojë të gjitha kushtet për funksionimin e demokracisë dhe institucioneve. Të jemi realistë. Kjo është politikë e zakonshme. Por është e rëndësishme sepse është pjesë e proceseve që do të pasojnë”, tha ai.
Mickoski theksoi se procesi i rikonstruksionit të Qeverisë pritet të përfundojë së paku deri në qershor.
“Unë tashmë kam ndërtuar një qëndrim timin, nuk them se nuk kam. Por dua të ulem me partnerët e koalicionit dhe të diskutojmë. Në maj ose së paku deri në qershor, duhet të përmbyllet ky proces”, tha ai.
Kryeministri nuk dëshiroi të komentojë trazirat e fundit në VLEN. Ai potencoi se atmosfera në seancat qeveritare dhe mes kolegëve është e shkëlqyer.
“Nuk është e sjellshme që unë t’i komentoj. Nuk pres që të prishët atmosfera. Këtë qeveri e nisëm së bashku. Bashkëpunojmë shumë mirë me kolegët nga koalicioni VLEN, me ZNAM, me partnerët e tjerë të koalicionit, me partnerët e brendshëm të VMRO-DPMNE-së brenda Qeverisë. Atmosfera në seancat qeveritare dhe mes kolegëve, do të thosha se është e shkëlqyer”, theksoi kryeministri Mickoski.



