BE-ja shpall zyrtarisht Gardën Revolucionare të Iranit si “organizatë terroriste”

Këshilli Evropian të enjten shpalli zyrtarisht Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit si një “organizate terroriste” duke e vendosur atë në listën terroriste të BE-së pas një marrëveshjeje politike të arritur nga ministrat e Jashtëm të BE-së më 29 janar, transmeton Anadolu.
Me listimin, IRGC do t’i nënshtrohet masave kufizuese sipas regjimit të sanksioneve kundër terrorizmit të BE-së. Masat përfshijnë ngrirjen e fondeve të grupit dhe aseteve të tjera financiare ose burimeve ekonomike brenda shteteve anëtare të BE-së.
Operatorët e BE-së gjithashtu ndalohen të vënë në dispozicion të organizatës fonde ose burime ekonomike. Sipas deklaratës, një total prej 13 individësh dhe 23 grupesh dhe subjektesh tani i nënshtrohen masave kufizuese sipas listës terroriste të BE-së.
Protestat shpërthyen në Iran në fund të dhjetorit dhe zgjatën gati dy javë, të shkaktuara nga një zhvlerësim i ndjeshëm i monedhës vendase dhe një krizë ekonomike në përkeqësim. Perëndimi ka akuzuar autoritetet iraniane për shtypjen me dhunë të demonstratave.



