Deputetët e VLEN-it mbështesin Rezolutën për krerët e UÇK-së në Komisionin për Punë të Jashtme

Deputetja e VLEN-it, Merita Koxhaxhiku, ka njoftuar se deputetët e këtij subjekti politik po marrin pjesë në seancën e Komisionit për Punë të Jashtme, ku në rend dite është Rezoluta për krerët e UÇK-së.

Sipas saj, përfaqësuesit e VLEN-it janë “në krye të detyrës” dhe do ta mbështesin rezolutën me votën e tyre.

“Deputetët e VLEN-it në krye të detyrës në seancën e Komisionit për punë të jashtme, ku në rend dite është Rezoluta për krerët e UÇK-së, të cilën ne e mbështesim me votën tonë”, ka deklaruar Koxhaxhiku.

Rezoluta për krerët e UÇK-së po shqyrtohet në kuadër të Komisionit për Punë të Jashtme, ndërsa pritet që pas diskutimeve të procedohet për hapat e mëtejshëm parlamentarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button