Presidenti i FIFA në Bordin e Paqes, Trump: Gianni është këtu si kreu i futbollit

Të paktën 20 vende po përfaqësohen nga krerët e shteteve të tyre ose nga ministrat e jashtëm dhe të dërguarit në samitin inaugurues të Bordit të Paqes të kryesuar nga Trump – me një përjashtim të dukshëm, të theksuar nga Presidenti Donald Trump gjatë fjalës së tij hapëse: Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Pothuajse të gjithë janë kreu i një vendi përveç Gianni-t, por ai është kreu i futbollit. Pra, kjo nuk është aq keq, apo jo?” tha Trump me shaka në samit.

Infantino është rreshtuar në shumë raste me qëndrimet politike të Trump, duke kulmuar madje me dhënien e çmimit të parë të të ashtuquajturit Çmimin e Paqes të FIFA-s, një kujtesë për ankesat e përsëritura të Trump se nuk ishte përzgjedhur për të marrë Çmimin Nobel për Paqen.

Kjo vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara do të bashkëorganizojnë Kupën e Botës FIFA 2026 me Kanadanë dhe Meksikën – diçka që e pranoi edhe Trump, i cili pretendoi në fjalën e tij se “Kupa e Botës ka vendosur çdo rekord biletash në historinë e futbollit”. /euronews/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button