Bekim Sali takim me ambasadorin e Irlandës, fokus integrimi evropian dhe reformat

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se ka patur takim me ambasadorin e Irlandës, Brendan Ward.
“Sot pata një takim shumë konstruktiv me Sh.T. z. Brendan Ward, Ambasador i Irlandës i akredituar për Maqedoninë e Veriut.
Diskutuam hapur për integrimin evropian, agjendën e reformave dhe mundësitë për bashkëpunim më të thellë institucional. Irlanda është një mbështetëse parimore e zgjerimit të BE-së dhe e perspektivës sonë evropiane — një mbështetje që e vlerësojmë shumë.
Rruga jonë është e qartë: reforma të qëndrueshme, institucione të forta dhe rezultate konkrete për qytetarët. Vazhdojmë me përkushtim të plotë drejt Evropës”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.



