Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit zgjeron rrjetin e destinacioneve me dy linja të reja drejt Sicilisë dhe Sardenjës

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, i menaxhuar nga TAV Maqedoni, anëtare e Grupit ADP, po zgjeron rrjetin e tij të destinacioneve me prezantimin e dy linjave të reja ajrore drejt ishujve më të mëdhenj të Italisë – Sicilisë (Palermo) dhe Sardenjës (Alghero), përmes kompanisë Wizz Air.
Nga 15 korriku nis linja Shkup – Palermo, e cila do të operojë tri herë në javë (çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte) me çmime duke filluar nga 29,99 €, ndërsa nga 18 korriku fillon ruta Shkup – Alghero, dy herë në javë (çdo të martë dhe të shtunë) me çmime nga 39,99 €. Me këto dy ruta të reja sezonale, të cilat do të realizohen deri në mes të shtatorit, Wizz Air konfirmon përkushtimin afatgjatë në tregun e Maqedonisë së Veriut.

​Drejtori i Përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, u shpreh i entuziazmuar për këtë zgjerim, duke theksuar se kjo pasuron ofertën për udhëtarët dhe konfirmon përkushtimin e aeroportit ndaj rritjes dhe inovacionit, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme transporti. Nga ana tjetër, Vera Jardan nga Wizz Air theksoi se këto fluturime direkte drejt Italisë krijojnë mundësi të shkëlqyera për pushime dhe pushime të shkurtra urbane (city break), duke u shprehur mirënjohëse për numrin në rritje të udhëtarëve maqedonas që zgjedhin shërbimet e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button